Një serbe ka raportuar në polici në Mitrovicën Veriore se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj boshnjak me të cilin bashkëjeton.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.