Lajmet e fundit

KE-ja fillon hetimet mbi ligjet e reja në Poloni

Komisioni Evropian ka hapur një hetim për të parë nëse ligjet e reja polake janë duke thyer rregullat e demokracisë së BE-së.

Nënkryetari Frans Timmermans ka njoftuar një “vlerësim paraprak” nën “sundimin e ligjit” mbi mekanizmit të BE-së, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.
Kritikët e qeverisë së krahut të djathtë në Poloni kanë protestuar  për ndryshimet në gjykatën kushtetuese dhe mbi ligjin e mdiave.

Ky vendim vjen pasi presidenti Andrzej Duda ka miratuar ligjet e diskutueshme që mundësojnë qeverinë të emërojë drejtorët për TV-të dhe radiot publike. Duke iu drejtuar Parlamentit polak të mërkurën, kryeministri Beata Szydlo mohon se qeveria e saj ka shkelur normat demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.