Lajmet e fundit

De Maiziere: Asnjë tregues që Gjermania ishte shënjestra e sulmit terrorist në Stamboll

Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maizere në një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, Efkan Ala, ditën e sotme në Stamboll, e përjashtoi mundësinë që Gjermania të ishte shënjestër e atentatit terrorit të ndodhur ditën e djeshme në zonën turistike të qytetit.

”Në fazën e deritanishme të hetimeve, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se sulmi terrorist kishte si shënjestër turistët gjermanë”, – tha De Maizere.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi barbar i ditës së djeshme”, – tha De maizere, duke e cilësuar atë një sulm kundër njerëzimit.

Ministri vizitoi zonën e Sultanahmet, në Stamboll ku një kamikaz hodhi veten në erë duke vrarë 11 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. De Maizere vizitoi gjithashtu edhe spitalin ku qëndrojnë të plagosurit nga sulmi.

Duke theksuar marrëdhënien e ngushtë me Turqinë, De Maizere tha se të dyja vendet janë të rrezikuara nga terrorizmi dhe se është i nevojshëm një reagim i përbashkët për t’ju kundërvënë këtij kërcënimi global.(GSH)

Leave a Reply

Your email address will not be published.