Një reagim i paparë deri më tani nga Qeveria e Serbisë, është bërë ndaj Moskës zyrtare.
Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq, i është përgjigjur jo këndshëm deklaratës së homologut të saj rus, zëvendëskryeministrit Dmitry Rogozin, i cili kishte thënë se Serbisë do t’i kushtojë rruga e eurointegrimit.
Rogozin në një deklaratë të tij, kishte thënë se nëse vazhdon me pranimin e migrantëve, do të mund t’i ndodhë “Koln 2”, ku do të ketë mundësi që ata t’i dhunojnë femrat serbe.
Por, lidhur me këtë, Mihajloviq ka thënë për mediat serbe se Rogozin duhet t’i shikojë çështjet e shtetit të tij dhe Serbia të vetat.
“A do të mund t’i ndodhë Serbisë i njëjti skenar në të cilin prognozon Rogozin? Mendoj që ai duhet të jep llogari për shtetin e tij dhe në për të vendin tonë”, ka thënë Mihajloviq për deklaratën e Rogozin i cili ka arritur për një vizitë në Beograd, transmeton lajmi.net.
E pyetur se si e komenton vizitën e këtij zyrtari rus me liderin e radikalëve serbë, Vojsllav Sheshel, Mihajloviq ka thënë se ai është i lirë të takojë secilin që ka dëshirë.
Ndërsa duke i komentuar deklaratat anti integrimit të Serbisë nga Rogozin, Mihajloviq ka thënë se Serbia nuk po bënë reforma vetëm për t’u anëtarësuar në BE, por për t’i arritur standardet e larta evropiane e botërore.