Lajmet e fundit

Kosovarët që nuk pranuan komandën e ISIS-it pranojnë fajësinë

Dy të akuzuarit për pjesëmarrje në luftën e Sirisë presin javën e ardhshme vendimin e Gjykatës në aktakuzën ndaj
Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli shfaqën pendesën e tyre sot para gjykatës dhe pranuan fajësinë për aktakuzën që i ngarkon se në vitin 2013 u bashkuan më organizatën terroriste Al-Nusra.

Të dy të akuzuarit pranuan fajësinë ndërsa vendimi lidhur me këtë rast do të shpallet me 19 janar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arben Livoreka më 28 nëntor të vitit 2013 nga Aeroporti “Adem Jashari” udhëtoi për në Stamboll dhe më pas kaloi në Siri ku u bashkua me grupin “Harausham” që ka vepruan në kuadër të Al-Nusras, ku ka qëndruar për dy muaj e gjysmë.

Ai ishte kthyer në Kosovë menjëherë pasi kishte plasur konflikti meqë ISIS kishte dashur të marrë nën komandën e tyre këtë organizatë.

Edhe i akuzuari tjetër, Nexhat Behluli, më 9 mars 2013 i është bashkangjitur organizatës Al-Nusra por pasi kanë lindur konfliktet mes tyre është kthyer në Kosovë me 30 mars të atij viti.
Të dy avokatët e të akuzuarve kërkuan që gjykata t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese ndaj tyre me rastin e shqiptimit të dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.