Lajmet e fundit

Rexhep Hoti: Në PDK s’ka zëvendësim për Thaçin por ai nuk i takon vetëm PDK-së

Të ftuar në Info Magazine janë Rexhep Hoti, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Astrit Gashi gazetar/opinionit si dhe Dardan Gashi, gazetar dhe analist politik.

Me të ftuarit është duke u diskutuar në lidhje me zgjedhjen e mundshme të Hashim Thaçit si president i vendit dhe pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Hoti është shprehur se Thaçi është një njeri që ka dhënë shumë për Kosovën.

Thaçi është i pakontestueshëm për president, jo vetëm për nga aspektet ligjore po edhe për faktin se ai është një burrështetas. Thaçi e ka dëshmuar se mund të shkojë në opozitë, u ka prirë nga opozita bisedimeve në Vjenë, është një njeri që ka fituar 6-të herë zgjedhjet”.

“Thaçi është njeriu që krijoi një marrëveshje historike me Serbinë, shtetin me të cilin kemi pasur konflikt qindra vjeçar”.

Ai ka thënë se Thaçi ka shumë merita historike dhe për këtë gjë ai nuk është vetëm figurë e PDK-së.

“Për herë të parë ne si Kosovë kemi marrë një pozicion të lakmueshëm në rrafshin ndërkombëtar. Ai ishte i dominuar nga SHBA-të për çmimin “Nobel” dhe nuk është figurë historike vetëm për PDK-në.

Thaçi si lider dhe vlerë kombëtare, ka krijuar në PDK lidership dhe do të jetë në gjendje që ta ndihmojë PDK-në dhe nga pozita e presidentit. Në PDK s’ka zëvendësim për Thaçin, mirëpo ai tani nuk i takon vetëm Partisë Demokratike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.