Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se drejtësia vonon, por amnisti të përjetshme s’ka.
Ajo ka shkruar po ashtu, se PDK zaptoi ulësen e kuvendit për gjashte muaj, ndërsa Enver Hasani, në mënyre të jashtëligjshme legjitimoi veprimet zaptuese, shumë arsye për protestën e radhës.
Ja postimi i plotë i Donika Kajda Bujupit:
“Shkelesit e ligjit, keqperdoruesit, abuzuesit me detyre zyrtare (rasti i ish-kryetarit te gjykates), heret apo vone bien ne gracken e vet. Drejtesia vonon, por amnisti te perjetshme s’ka.
Megjithate, gabimet e tyre po i paguajme Ne, populli dhe vendi. Per shkak te vendimeve te shantazhuara ne Kosove, iu mohua shumices te krijoje qeverine. PDK zaptoi ulesen e kuvendit per gjashte muaj, ndersa Enver Hasani, ne menyre te jashteligjshme legjitimoi veprimet zaptuese.
Edhe vendimet e sotme te ketij pushteti jolegjitim do ta kene çmimin e vet, neser. Prandaj, sa me shpejt te ikin keta, demet do te jene te me vogla.
Ka shume e shume arsye qe te shihemi ne protesten e radhes”, shkruan ajo.