Lajmet e fundit

Fisi ka një përgjigje tjetër për Beratin!

Ka vazhduar debati ndërmjet Fisnik Ismajlit e Berat Buzhalës. Derisa Buzhala e akuzoi për marrjen e tenderit nga PTK me vlerë prej 3.5 milionë euro, duke i korruptuar zyrtarët e ndryshëm, Ismajli ia ktheu këtij fundit duke thënë se kompania e tij i ka fituar 8 cmime ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i Fisnik Ismajlit:

Në statusin tim të parë sonte për Berat Buzhalën, veç e ceka se asht njeri i poshtër, edhe lypa me ma tregue një send të mirë që e ka ba ai për shoqninë. Kurrkush s’ke në gjendje me e thanë një të vetmin send.

Berati vazhdoi me m’shitë moral për shkunorëzimin tim, derisa vetë e trajton gruen e tij si leckë, edhe për profesionizmin tim, edhe kompaninë time, Karrota, që për 10 vjet ka ba shumë për shoqninë, e i ka fitue 8 çmime ndërkombëtare, derisa Expressi i tij vazhdon me shpifë si ky vetë.

Tash, krejt ky sulm plot shpifje që ma bani, veç pse nuk ke në gjendje me e numërue veç një, një gjë të mirë që e ka ba për shoqninë, qysh kërkova.

Qe pse, lexues i dashtun, Berat Buzhala është krijesë e poshtër.

I rest my case.

Leave a Reply

Your email address will not be published.