Lajmet e fundit

Policia nuk ka dëshmi të pranisë së flamurit të ISIS-it në protestën e opozitës (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi në emisionin “Zona B” në Klan Kosova të hënën tha se në protestën e opozitës më 9 janar ishte i pranishëm edhe flamuri famkeq i Shtetit Islamik.

Ndonëse përveç Thaçit askush tjetër nuk është në dijeni për praninë e këtij flamuri në protestën e organizuar nga opozita.

Madje zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, u shpreh se policia ka bërë hetimet dhe nuk ka parë një gjë të tillë.

Kurse opozitarët këtë deklaratë të Thaçit po e shohin njëjtë sikurse të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq.

https://www.youtube.com/watch?v=ssgp83754go

Leave a Reply

Your email address will not be published.