Lajmet e fundit

“Nuk kënaqem kur kundërshtoj vetëm Asociacionin dhe Demarkacionin”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve ka thënë se ajo nuk është rruga deri te pushteti, por deri te ndalja e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, por edhe ndaljes së korrupsionit.

“Ne jemi të gatshëm të ulemi më të gjithë, por që ta ndalojmë këtë marrëveshje dhe të shkojmë në një gjendje të re”, ka thënë Haradinaj, duke potencuar se nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveritarët, transmeton Koha.net.

Ai më tej tha se nuk është i kënaqur që duhet të kundërshtojë vetëm Asociacionin dhe Demarkacionin, por përmendi edhe problemet me politikat e jashtme dhe me ato ekonomike të shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.