Ndonëse nga shumica Kadri Veslei shihet si opsioni i vetëm për të zëvendësuar Hashim Thaçin në postin e kryetarit të PDK-së nëse ky i fundit zgjidhet president i vendit, bashkë partiaku i tij Adem Grabovci ka hezituar ta pranojë një gjë të tillë.
Megjithatë Grabovci Në emisionin Republikë në Tribuna Channel ka thënë se ardhja e Veselit në krye të PDK-së është normale.
Ai ka thënë se partia nuk ka vendosur ende për pasuesin e Thaçit, dhe se nuk do lejojnë krijimin e vakumit nëse Thaçi shkon në pozitën e presidentit.
Edhe analistët janë të mendimit se Kadri Veseli është kandidati më potencial për të udhëhequr me PDK-në.
Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është marrë vesh në kornizat e trasha sa i përket zhvillimit brenda saj dhe siç thotë ai në momentin kur Hashim Thaçi do të zgjidhet president atëherë do të heqë dorë apo do të jap dorëheqje nga kryetari i partisë./tribunachannel