Zëdhënësi i PDK-së Memli Krasniqi, tha se PDK-ja ende nuk ka diskutuar se kush mund të vijë në krye të partisë më të madhe në vend. Krasniqi nuk e mohoi mundësinë e zgjedhjes së Veselit kryetar të PDK-së, duke thënë se timonin e partisë do ta marrë një nga figurat qendrore të partisë.
Sipas Kraniqit, transmeton kp për t’i ardhur radha zgjedhjes se kryetarit të PDK-së, paraprakisht duhet që të përfundojë procesi i përzgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Ndërsa, derisa ky proces të përfundojë, Krasniqi tha se kryetar i PDK-së do të jetë kryetari aktual, Hashim Thaçi.
I pyetur nëse zëvendëskryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli, mund të jetë ai që mund ta marrë timonin e partisë, Krasniqi tha se zgjedhja e tij në këtë pozitë mund të realizohet.
Edhe pse u përfol zgjedhja e Enver Hoxhajt ministër i jashtëm i Kosovës, pasi Thaçi të zgjidhet president i vendit, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës mes PDK-së dhe LDK-së, Krasniqi tha se PDK-ja nuk ka diskutuar as për këtë çështje.
Sipas tij, kjo gjë do të ndodhë pasi të përfundojë procesi i zgjedhjes së presidentit të vendi.