Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar sot në zgjedhjet studentore për Parlament Studentor dhe Këshillë Studentor të Universitetit të Prishtinës, në zgjedhjet studentore të mbajtura sot me 13 Janar. Sipas rezultateve preliminare, Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar në zgjedhjet studentore të UP-së. Lideri i OPS Adnan Thaçi për PrishtinaOnline tha së fitorja u takon të gjithë studenteve të UP-së “Në këto zgjedhje nuk fitoi vetëm OPS, por fituan të gjith studentët e Universitetit i Prishtinës fitorja u takon atyre që besuan në punen tonë”, tha kryetari i OPS-së Adnan Thaqi. Nga gjithesej 15 organizata studentore që kandiduan në keto zgjedhje, OPS ka dalë e para me vota në keto zgjedhje. OPS falënderon të gjithë studentët që i kanë përkrahur dhe i uron ata për fitoren e madhe, që kanë qenë gjithmonë pranë dhe kanë qenë gjeneratorë të kësaj fitoreje.