Lajmet e fundit

MSA më 20 janar në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian pritet të japë pëlqimin e tij për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit më 20 janar.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Sipas saj, pas pëlqimit nga Parlamenti, marrëveshja do të shkojë në Këshillin e BE-së. Ky organ pritet që të miratojë vendimin përfundimtar deri në fund të muajit janar.

“Marrëveshja duhet të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pasi të dyja palët kanë njoftuar njëra-tjetrën se ata kanë përfunduar procedurat e tyre përkatëse”, ka sqaruar zëdhënësja e BE-së.

BE-ja thotë se zbatimi i MSA-së pritet të fillojë në muajin prill por edhe në muajin maj. Këtë e thotë edhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.