Lajmet e fundit

Kushtetuesja refuzon t’ia lëshojë ndërtesën Avokatit të Popullit

Gjykata-Kushtetuese-800x478Gjykata Kushtetuese i ka rënë pishman zotimit të mëhershëm për t’u zhvendosur në Pallatin e Drejtësisë, në mënyrë që objekti që tani e shfrytëzon t’i vihet në dispozicion institucionit të Avokatit të Popullit, shkruan sot Koha Ditore.
Ky zhvillim ka pasoja edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Sigurimi i një objekti të përhershëm për Avokatin e Popullit është një nga tetë kushtet për liberalizim të vëna nga Bashkimi Evropian, e që ende nuk janë përmbushur. Qeveria i ka vënë synim vetes që ato të përmbyllen deri më 15 janar.
Në linjë me këtë, në fund të dhjetorit, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i ka kërkuar Kushtetueses që deri në gjysmë të janarit të zhvendoset nga objekti ekzistues, me arsyetimin e vetëm që ky objekt të lirohet për nevoja të Avokatit të Popullit. Që në 2012-n, objekti është caktuar për këtë institucion, me vendim të Ministrisë së Administratës Publike, që mban numrin 102/12.
Arta Rama, kryetare e Kushtetueses, javën e shkuar i ka shkruar kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me këtë. Ia ka kumtuar lajmin për refuzim transferimi.(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Leave a Reply

Your email address will not be published.