Prej muajsh Kosova gjendet në një qorrsokak politik.
Pas dhënies së pëlqimit nga Qeveria e Kosovës për të themeluar një bashkësi të komunave serbe në Kosovë, opozita ka bllokuar disa herë punën e Parlamentit dhe ka zhvilluar protesta publike – herën e fundit të shtunën që shkoi, me ç’rast si asnjëherë më parë mijëra kosovarë dolën në rrugë për të protestuar kundër elitës politike.
Mediumet perëndimore kanë qëndruar kryesisht indiferente ndaj krizës në Kosovë. Asnjë nga gazetat e mëdha gjermane nuk ka shkruar gjerësisht për betejën politike në Kosovë mes partive qeveritare dhe opozitës.
Gazeta austriake “Der Standard” shkruan të mërkurën se besimi i kosovarëve është zbehur, mes tjerash, edhe për shkak se Serbia ka bllokuar hyrjen e Kosovës në UNESCO. Pa iu referuar ndonjë burimi, kjo gazetë shkruan se përballë krizës politike që po dominohet nga gazi lotsjellës, vezët dhe spreji, thirrjet për një ndërmjetësues po bëhen gjithnjë e më të zëshme.
“Thuhet se ai jo patjetër duhet të jetë nga Bashkimi Evropian, një si Martti Ahtisaari duhet të vijë, është përmendur edhe emri i suedezit Carl Bildt. Po mendohet po ashtu të angazhohet edhe Komisioni i Venecias”, shkruan ‘Der Standard”,