Lajmet e fundit

Biblioteka e paguan mbi 17 mijë euro programin për të cilin po hetohet

Pavarësisht konstatimeve të brendshme dhe të jashtme se programi “ALEPH – 500” nuk shfrytëzohet as deri në 50 për qind të kapaciteteve, Biblioteka Kombëtare e Kosovës e ka paguar mirëmbajtjen e tij edhe për një vit.

Mbi 17 mijë euro janë derdhur në llogarinë e kompanisë “Ex Libris” dy muaj pasi Njësiti për krime ekonomike i Policisë së Kosovës ka nisur një hetim për mosshfrytëzimin e këtij programi. Sipas menaxhmentit të bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” për këtë vit nuk ka zgjidhje tjetër pos të paguhet mirëmbajtja e “ALEPH-500”, pasi që si institucion nuk shfrytëzojnë ndonjë sistem tjetër bibliotekar.

Drejtori i BKK-së Fazli Gajraku, ka thënë se përdorimi i këtij programi bibliotekar do të shqyrtohet pasi ka module që nuk janë aktive dhe të tjera që janë gjysmë aktive.

Por Ministria e Kulturës si institucion që ka nën vartësi BKK-në nuk është përfshirë në këtë çështje.
“Është çështje e institucionit të Bibliotekës”, ka thënë zyrtari për informim i MKRS-së, Ndue Ukaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.