Lajmet e fundit

Hughes: Shaqiri është i lënduar

Mark Hughes e ka pranuar se Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim.  Menaxheri i Stoke Cityt,

ka konfirmuar se Shaqiri do të mungoj në ndeshjen e ardhshme. Sipas tij, futbollisti me origjinë shqiptare do të mungoj së paku 10 ditë e ndoshta edhe më shumë.

“Ai do të mungoj në ndeshjen e së shtunës. Ndoshta do t’i duhet më shumë se 10 ditë pushim dhe kjo është shumë keq, pasi ai sapo ishte përshtatur në Premierligë”, ka thënë Hughes për faqen e Stoke Cityt.

“Ai do të mund të na ndihmonte në ndeshjen kundër Norwichi, por fatmirësisht në fund nuk kishim nevojë, pasi morëm tre pikë”, ka shtuar tutje Hughes, transmeton kolona.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published.