Lajmet e fundit

Serbi – Këshilltarja: Presidenti Nikoliq në luftë mori pjesë si qytetar

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq në luftën e fundit në ish-Jugosllavi ka marrë pjesë si qytetar dhe në atë kohë ka qenë pjesëtar i opozitës, ka deklaruar këshilltarja e tij për media Stanisllava Pak.

Ajo për gazetën “Veçernje Novosti”, duke iu përgjigjur ministrit kroat në largim të Mbrojtjes Ante Kotromanoviq, ka thënë se Nikoliq në atë kohë kurrsesi s’ka mundur të ndikojë në atë se a do të ketë luftë dhe sa do të zgjasë ajo.

Kotromanoviq dje tha se “(kryeministri serb, Aleksandar) Vuçiqi, (shefi i diplomacisë, Ivica) Daçiqi dhe Nikoliqi kanë qenë kampionë të katër luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.