Lajmet e fundit

Walker: Kosovës i duhen njerëz të rinj

Ish- ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker tha se Kosovës i duhen njerëz të rinj dhe të shkolluar që të merren me politikë.

Pas një takimi që mbajti me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Walker tha se nuk i përkrah protestat e dhunshme por përkrah çdo protestë që ka arsye për të protestuar.

Walker tha se në SHBA takohet shpesh me shqiptarë të Kosovës ku sipas tij ata brengosen për situatën në Kosovë.

Ndërsa Walker ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti për punën e tij në udhëheqje të kryeqytetit.

William Walker po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 17 vjetorit të masakrës së Reçakut. Ishte Walker ai që më 158 janar të vitit 1999 tha se ajo çka kishte ndodhur në këtë fshat është krim kundër njerëzimit.

Deklarata e Walker ndërgjegjësoi bashkësinë ndërkombëtare për të intervenuar në Kosovë duke i dhënë fund regjimit të Millosheviqit.

Walker gjatë ditës është takuar edhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj ndërsa të shtunën ai do të marrë çm imin “Shkëlzen Haradinaj” nga komuna e Deçanit./K.Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.