Dimitris Avramopulos, Komisioneri Europian për Refugjatë në BE , e ka panuar se BE-ja ka ‘dështuar’ pasi mbi planin e zhvendosjes kanë arritur të zhvendosin vetëm 272 refugjatë nga Greqia dhe Italia.
Gjatë një takimi në Bruksel me eurodeputët, ai ka theksuar se ‘plani mbi zhvendosjen e refugjatëve nuk është duke funksionuar’, transmeton KOSOVANEWS.
Ai ka paralajmëruar se nëse shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mbesin ‘të burgosur të agjendës së tyre të brendshme’, atëherë skema e zhvendosjes do të vazhdojë të ‘dështojë’.
Avramopulos paralajmëroi se ‘situata është duke u përkeqësuar’, ndërsa vuri në dukje se rreth 4000 njerëz kanë arritur në Greqi gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Ai theksoi se shumë shtete anëtarë të BE-së kanë rifutur kontrollin kufitarë si përgjigjje ndaj krizës së emigrantëve, transmeton KOSOVANEWS.
“Nëse Shengeni bie poshtë, atëherë ky do të jetë fillimi i fundit të projektit europian,” theksoi ai.
Ai shtoi se plani për ndalimin e fluksit të refugjatëve nga Turqia nuk është duke sjellë rezultatet e pritura, ndërsa theksoi se Europa do të sigurojë mbrojtje për emigrantët që kanë nevojë.