Lajmet e fundit

Çfarë i kërkuan Serbisë parlamentarët e BE-së?

Deputetët e parlamentit të BE-së kanë bërë 190 amandamente në rezolutën që ka të bëjë me përparimin e Serbisë drejt integrimeve evropianë.

Shumë prej tyre kanë të bëjnë me Kosovën.

Britaniku Sem McAlister, ka paraqitur një amandament në të cilin kërkohet që procesi i përparimit të Serbisë drejt BE-së, duhet të jetë paralel me përparimin në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Në këtë frymë, siç transmeton Klan Kosova, është dënuar edhe “obstruksioni që iu bë pranimit të Kosovës në UNESCO”.

Vërejtje kanë bërë edhe të gjelbrit. Ulrike Lunacek dhe Igor Sholtes kanë kërkuar që normalizimi i plotë i raporteve me Kosovën është kushti përmbajtësor për pranimin e Serbisë në BE. Ata i kanë kërkuar Beogradit që dalëngadalë të nis e të implementojë ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë.

Mediat në Beograd raportojnë se këtyre dy eurodeputetëve u ka penguar edhe pritja që i është bërë, muajin e kaluar, të dënuarit të Hagës, Vladimir Lazareviq, pas përfundimti të burgut.

Për këtë shkak, Lunacek dhe Sholtes i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të shpreh keqardhje për veprimin e Serbisë.

Më së tepërmi amandamente kanë bërë kroatët. Njëri nga ta, i bërë nga deputetja Marijana Petir ka qenë edhe ai që i kërkon Beogradit të rishqyrtojë vendimi për rehabilitimin e kryeçetnikut Drazha Mihajloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.