Federata Ndërkombëtare të Shenjëtarisë ka pranuar Federatën e Kosovës me të drejta të plota.
Gjatë takimit të mbajtur në Itali është vendosur që Kosova të pranohet me të drejta të plota në këtë federatë, pak kohë pasi ajo ishte pranuar edhe në Federatën Evropiane të Shenjëtarisë.
Në uebfaqen zyrtare të ISSF-së thuhet se Këshilli Administrativ i Federatës ka votuar për ta pranuar Kosovën si anëtare të re.