Lajmet e fundit
Policia në ndjekje të dyshuarve që sulmuan Kryeministrin

Policia në ndjekje të dyshuarve që sulmuan Kryeministrin

Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent janë vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshimtë se kanë sulmuar me ngjyrë eskortën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se dy personat janë të moshës së re. Ata kanë kryer aksionin dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.  Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pos në mëngjes edhe pasdite aktivistët e saj kanë hedhur ngjyrë në veturën e kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërkohë Qeveria e ka dënuar sulmin e orkestruar nga Vetëvendosje.

Nëpërmjet një reagimi, Qeveria e gjykon të papranueshme dhe me pasoja të dëmshme për shtetin e Kosovës çdo formë të dhunës së ushtruar mbi institucionet dhe përfaqësuesit legjitimë të Republikës së Kosovës dhe fton organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha masat për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.