I ftuemi i dyte ne Rrokum Roll ishte deputeti i AAK’s, Pal Lekaj.
Lekaj tue e qujet si ‘pushim’ arrestimin e tij shtepiak, tha se s’ka qene koha e duhun me qene ne shtepi, mbasi qysh tha ai, ka mund me dhane shume ne terren.
“Pa marre parasysh jemi te zgjedhunit e popullit, perfaqesuesit e popullit”, tha Lekaj ne pyetjen e moderatorit se pse e ka respektue vendimin mbasi po mendon qe asht vendim politik.
Ai shtoi se edhe pse asht vendim politik vjen nji kohe kur duhet me ba sakrifica.
“Nuk jemi per mos integrimin e qytetareve serb, por kjo te bahet ne kushte te barabarta me te tjeret”, tha Lekaj.
“Proteste madheshtore. Ka qene nji proteste e fuqishme mbas luftes, por edhe para luftes”, dha vleresimin e tij Lekaj, per protesten e 9 Kallnorit.
Kjo asht nji injorance e Qeverise, zotni Thaci e zotni Mustafa, e sa ma shume qe gabojne rritet tensioni i qytetareve dhe mbeshtetja e tyne per opoziten”, tha Lekaj tue u diskutue rreth zgjedhjet se Thacit si President.
“Une nuk jam jurist, por po them qe nuk ka shkelje te Kushtetutes me nji kamb ose me te dyjat, ja e shkel ja s’e shkel”, vleresoi Lekaj deklaraten e Bajram Gecaj mbrame me emisionin Rrokum Roll, i cili tha se nuk ka pase shkelje te Kushtetutes.
“Ftojme qe Qeveria menjihere me dhane doreheqje, mos me thirre seanca ne Parlament sepse e pershkallezon dhunen”, bani thirrje Lekaj.
Gjate bisedes Lekaj tha se cfaredo vendimi qe merr opozita e bashkueme, ai ka me respektue pamvaresisht se cka ndodh ma mbas.
“Asht shume demokratike e legjitime”, ishte pergjigjja e Lekaj ne pyetjen se a asht demokratike rrximi i Qeverise.
“Mendojme se edhe sot asht vone qe s’ka reflektue me doreheqje Qeveria”, nenvizoi ai.
E krejt ne fund Lekaj tregoi se mbas mbarimit te mases se arrestit shtepiak, i asht caktue masa e paraqitjes nji here ne jave ne polici.