Lajmet e fundit

Deda: Individë të papërgjegjshëm e prishën protestën

Iir Deda, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se protestën e 9 janarit e prishën disa persona, që sipas tij, as nuk e dinë me kë janë.

“Në fund disa individë të pa përgjegjshëm e prishën protestën dhe e thyen vullnetin e shumë qytetarëve, nuk e di kush janë ata njerëz por ata duhet të përfundojnë në burg”, tha Deda.
“Policia e dinë kush janë ata njerëz që e kanë prishur protestën e 9 janarit”, shtoi Deda.
Këto komente, Deda i bëri në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel ku shtoi se kjo Qeveri e tillë duhet të japë dorëheqje sepse e ka humbur kredibilitetin që ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.