Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ashpër ndaj ambasadores së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e cila ka kërkuar që më shumë të përdorët flamuri shtetëror i Kosovës sesa ai kombëtar.
Selimi në llogarinë e tij në Facebook në një farë mënyrë edhe e ka shpallur të padëshiruar ambasadoren franceze në Kosovë. “Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Rexhep Selimit në Facebook:
Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valvitjen e flamurit të shiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e don flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri…”
Zonja Ambasadore, nëse ju pengon fluri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë!
Nëse nuk të pelqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?