Lajmet e fundit

Gjini: Marsi, kohë e përshtatshme për zgjedhje

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini mendon se për të dalë nga kriza aktuale politike duhen të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se fillimi i muajit mars është koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhje .

Gjini ka shtuar se Qeveria Mustafa e ka humbur kredibilitetin për ta qeverisur shtetin.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ai ka thënë se koalicioni aktual PDK-LDK nuk do të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin.

Gjini ka thënë se do të ishte e udhës që Thaçi të mos kandidohet fare për president.

Nënkryetari i AAK-së ka bërë me dije se në vitin e ardhshëm do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.