Lajmet e fundit

Princi Charles e viziton Kosovën në mars

Lirim Greiçevci ambasador i Kosovës në Britani të Madhe përmes një postimi në llogarinë e tij në  Facebook e ka bërë të ditur lajmin se Princi Charles do ta vizitojë  Kosovën në mars të këtij viti.

“Kjo është vizita e tij e parë në Kosovën e pavarur”, ka njoftuar Ambasadori i Kosovës.

Princi i Uellsit gjatë turneut të tij në Ballkanin Perëndimor që do ta realizojë së bashku me dukeshën e Kornuellit, Camilla  do ta vizitojë edhe Kroacinë , Malin e Zi dhe Serbinë.

Ndryshe , Princi i Uellsit  e ka vizituar Kosovën në shtator të vitit 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published.