Lajmet e fundit

Shteti Islamik godet Turqinë aty ku i dhemb më së shumti

Turqia nuk ka qenë e kursyer nga sulmet  e Shtetit Islamik. Grupi xhihadistë në tetor në vitit të kaluar kanë kryer sulm vdekjeprures në Ankara ku mbetën të vdekur 102 njerëz. Në korrik, një tjetër sulm pranë kufirit me Sirinë la të vdekur 33 njerëz.

Megjithatë, sulmet e të martës, ku humbën jetë 10 turistë gjermanë mund të sinjalizojnë një ndryshim në strategjinë e Shtetit Islamik mbi Turqinë dhe vendet gjetkë, shkruan FP, transmeton Gazeta Blic.
Për qeverinë turke, sulmi ka pasur qëllim të godasë industrinë e turizmit. Edhe sulmet në Indonezi, bëjnë me dije se xhihadistët sistematikisht janë duke rritur operacionet terroriste jashtë vendit.

Koha e sulmeve në Stamboll dhe në Xhakarta, nuk dihet nëse është rastësi ose jo, sipas Gulnur Aybet, i Universitetit Bahçesehir të Stambollit, megjithatë është një çështje e spekulimeve.
Aktiviteti i shtuar i Shtetit Islamik tregon se grupi është angazhuar në përhapjen e terrorizmit.

“Sa më shumë që ata ndrydhen në Siri, aq më agresivë do të bëhen në pjesën tjetër të botës,” ka theksuar ai.

Në sumet e mëparshme, Turqia ishte goditur në njerëzit që përkrahnin kurdët, ndërsa sulmet e fundit e kanë goditur ekonominë turke. Duke vrarë shtetas të huaj pranë një monumenti historik, është goditur rëndë edhe ekonomia turke.
Turqia ka mirëpritur më shumë se 4 milionë turistë gjermanë, më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa pas turistëve gjermane vijnë rusët. Megjithatë, pritet që në vitet 2016 turizmi në Turqi të pësojë rënie drastike, transmeton Gazeta Blic.

Shteti Islamik duket se ka planifikuar sulme të tjera kundër objektivave të profilit të lartë në Turqi. Në ditën e bombardimeve të Stambollit, policia në Ankara ka arrestuar 16 militantë të dyshuar. Operacione anti terrorizëm janë zhvilluar edhe në Izmir, Sanliurfa, Mersin, Kilise, dhe Adana, ku rreth persona janë arrestuar, shkruan FP, transmeton Gazeta Blic.

Sipas drejtorit të institutit 21, Haldun Solmazturk, sulmet në Stamboll theksojnë paralajmërimin e xhihadistëve ‘që tani Turqia është në një rrezik serioz’.
“Kohëve të fundit qeveria qëndronte e ‘ulur në verandë’ dhe ipte premtime bosh mbi operacionet anti-ISIS,” tha ai. “Tani është e qartë se Turqia është duke marrë pjesë në koalicionin anti-ISIS.”

Sulmi i fundit, megjithatë, mund të sinjalizojë një prirje të rrezikshme dhe të re për Turqinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.