Burime të KTV bëjnë me dije se kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është duke zhvilluar një takim të papritur dhe urgjent me Ambasadorin e SHBA në Kosovë, Greg Delawie.
Nuk jepen detaje të tjera rreth këtij takimi, por supozohet se në të po flitet për sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, i cili, sipas paralajmërimeve të mëhershme është dashur të fillonte më 15 janar.
Po ashtu mendohet se gjatë bisedës është trajtuar edhe qasja e opozitës ndaj punimeve në Kuvend dhe kundërshtimi e pengimi që i bën opozita punës së Kuvendit duke kërkuar anulimin e dy marrëveshjeve ndërshtetërore: Atë me Serbinë për Asociacionin e Komunave serbe dhe atë me Malin e Zi për Demarkacionit.