Kryekuvendari Kadri Veseli, ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim të paparalajmëruar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë , Greg Delawie.
Mediet, të cilat kanë marrë vesh për takimin nga burimet e tyre, janë lejuar të marrin pamje nga takimi që është mbajtur në zyrën e kryeparlamentarit. Por, pas takimit, nuk ka pasur prononcime për gazetarët.
Sipas burimeve nga takimi, Veseli e Delwëie kanë biseduar për sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës, i cili, sipas paralajmërimeve të mëhershme është dashur të fillonte më 15 janar.
Gjatë takimit, mësohet se është trajtuar edhe qasja e opozitës ndaj punimeve në Kuvend dhe kundërshtimi e pengimi që i bën opozita punës së Kuvendit duke kërkuar anulimin e dy marrëveshjeve ndërshtetërore: ajo me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo me Malin e Zi për Demarkacionit.
Sikur dihet, partitë opozitare tash sa muaj janë duke e bllokuar punë normale të Kuvendit, mes tjerash duke hedhur dhe gaz lotsjellës në sallën e mbledhjeve plenare./Ekonomiaonline/
Videon mund ta ndiqni këtu: http://www.ekonomiaonline.com/video/31795/veseli-e-delawie-bisedojne-per-vazhdimin-e-punes-se-kuvendit/