Në Hollandë është duke u ngritur një gjykatë e veçantë në Hagë, e cila do të gjykojë krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga qeveria hollandeze, raporton BBC, transmeton KOSOVANEWS.
Gjykata do trajtojë krime të rënda të kryera gjatë viteve 1999-2000 nga Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë, thuhet në një deklaratë, transmeton KOSOVANEWS.
Konfirmimi i këtij lajmi nga ana e Qeverisë së Holandës, dëshmon që ky shtet është pajtuar për themelimin e kësaj gjykate në territorin e saj.
Në anën tjetër, para disa ditësh Qeveria e Kosovës e ka formuar një ekip, i cili po negocion me Holandën për arritjen e një marrëveshje për ekstradimin e të akuzuarve potencial nga ana e kësaj gjykate., raporton Gazeta Blic.
Vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës i kishte aprovuar amendamentet kushtetuese, që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Ishte raporti i ish- senatorit zviceran, Dick Marty, që i akuzonte ish- udhëheqësit e lartë të UCK-së për krime lufte, i cili i hapi rrugë formimit të Gjykatës Speciale.