Lajmet e fundit

Pse Barack Obama e njeh Vojislav Sheshelin?

Njeriu më radikal në Serbi, Vojislav Sheshel ka thënë se presidenti i Amerikës, Barack Obama, e njeh mirë atë.

“Ai e di shumë mirë kush jam unë, sikur që e di secili njeri i arsimuar në botë, ose secili që të paktën njëherë në jetë është futur në internet”, ka thënë kreu i Partisë Liberale Serbe, të premten, njoftojnë mediet në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Ky koment i të akuzuarit të Hagës ka pasuar atë të gazetarit serb, Zoran Kusovac, që si mysafir në televizionin B92 ka thënë se presidenti Barak Obama, në fjalimin e tij të fundit vjetor drejtuar Kongresit, ka porositur votuesit e kandidatit republikan për kryetar të Amerikës, Donald Trump, të mos e votojnë “Sheshelin amerikan”.

I akuzuari i Tribunalit të Hagës për krime lufte ka thënë që “secili politikan serioz në botë është njëfarë Shesheli, prandaj edhe Donald Trump është Sheshel amerikan.

Për këtë arsye, ai tha fjalë të mira për kandidatin republikan.

“Pak kohë më parë unë i kam ftuar serbët në Amerikë të votojnë për Donald Trump, një politikan i shkëlqyer, që Obama e urren, e për të cilin unë jam i bindur se do të fitojë në zgjedhje”, ka shtuar Sheshelj. “E kur të fitojë, ai bashkë me Putinin do të vendosin paqe të plotë në botë. Kjo gjë mund t’i shkojë për dore vetëm atij”.

Beograd, 20. novembra 2014 - Lider Srpske radikalne stranke (SRS), Vojislav Seselj govori na danasnjoj redovnoj konferenciji za novinare SRS-a. FOTO TANJUG / SRDJAN ILIC / bb

Leave a Reply

Your email address will not be published.