Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Gjykata Speciale për krimet e pretenduara gjatë luftës nga ana e UÇK-së në Kosovë, do të vendoset në ish-ndërtesën e Europolit në Hagë.
Kjo është ish-ndërtesa e Europolit në Hagë, e cila ka që nga viti 2011 nuk është më seli e Europolit në Hagë, pasi ata kanë kaluar në një ndërtesë gjigante, që në të cilën janë investuar 8.5 milionë funte, transmeton Koha.net.
Në këtë ndërtesë nuk ka një sallë gjyqi, por që ajo do të ndërtohet, e përderisa ajo është në proces të ndërtimit, Gjykata Speciale do të funksionojë në një ndërtesë tjetër përkohësisht.