Lajmet e fundit

Pacolli: William Walker i dëshmoi botës kush ishin agresorët në Kosovë

Në 17-vjetorin e masakrës se Reçakut, presidenti i Aleancës Kosova e Re,  Behgjet Pacolli ka shkruar se kjo ditë nuk duhet harruar kurrë. Falë mikut tonë William Walker bota kuptoi se kush ishin agresorët e vërtetë në luftën e Kosovës.

Por ajo që është edhe më e dhimbshme është që autorët akoma nuk kanë dalë para drejtësisë, shkruan Pacolli.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit në llogarinë e tij në Facebook:

Sot është 17 vjetori i masakres së Reçakut, një ditë e cila nuk duhet harruar kurrë. Një masakër e forcave serbe ndaj civilëve shqiptar. Reçaku ishte një arsye e madhe për pavarësinë e Kosovës, që ne sot gëzojmë. Fal mikut tonë William Walker i cili dëshmoi botës kush ishin vërtetë agresoret e luftes në Kosovë. Të cilin sonte edhe e kam mik shtëpie. Ajo që është e dhimbshëm 17 vite pas kësaj masakër, është që autoret e kësaj ngjarje, ende janë të lirë sot. Por ne, nuk kemi harruar cilët janë!

12509821_10156382071085153_5295277208801343135_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.