Lajmet e fundit

Spahiu ‘dridhë’ Zonën e lirë!

Kreshnik Spahiu, udhëheqësi i Lëvizjes Kuqezi, në emisionin “Zona e lirë” të Arian Çanit i “bombardoi” pushtetarët e Shqipërisë. Ai foli për fenomenin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftën kundër korrupsionit e cila nuk bëhet ashtu siç duhet.

Citoi Gjergj Fishtën kur shqiptarët “ia fusin vetëvetës” !

Sipas tij Bashkim Fino, Fatos Nano, Sali Berisha nuk i futën në qeveritë e tyre kriminelët…

Për të pastruar shtetin nga e keqja, krimi, juristi Spahiu tërhoqi vërejtjen: Janë dy mënyra për të pastruar shtetin, transmeton “Zeri.info”

Mënyra e parë është vota. Mënyra e dytë janë prangat.

Po nuk u aktivizuan prangat, dështon shteti, e tha në mënyrë figurative i pari i Kuqezinjve.

Lideri i Kuqezinjve zbuloi një hollësi tjetër. Ai tha:

Enver Hoxha i la pas njerëzit e vetë. Nipi i tij, djali i motrës, Luan Omari sot është konsulent i Komisionit të Venecias bashkë me Hamiltonin. /Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.