Lajmet e fundit

Zhbogar: Mediat kosovare e kanë përkrahjen e BE-së

Shef i Zyrës të Bashkimit Europian dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se mediat kosovare, vazhdojnë ta kenë përkrahjen e BE-së.

Këtë koment ai e bëri në ceremoninë vjetore të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ku u ndanë Çmimet Vjetore në Gazetari.

“Në politikat tona të BE-së, ne e rangojmë atë lartë për nga rëndësia si njësi matëse për nivelin e demokracisë dhe progresit në vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të familjes të BE-së. Ne e shohim rolin tuaj si çelës për formësimin e zhvillimeve socio-politike në vendin tuaj. Ne kemi dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim ju”, ka deklaruar Zhbogar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.