Lajmet e fundit

Çfarë tha zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit për rastet kriminale atje?

Ora e Fundit, sonte kishte lidhjen direkte në Prizren.

Aty i ftuar ishte zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Bershia, me të cilin u diskutua lidhur me disa raste kriminale të ndodhura në rajonin e Prizrenit.

“Pasdite policia e Prizrenit ka pranuar një informacion që bënte me dije që në një ofiçinë për makina mjeshtri ka vënë re një mjet të dyshimt”.

“Hetuesit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe njësia për çminim dhe ekspert e kanë tërhequr mjetin e dyshimt që ishte një granatë dore e lidhur për një pjese të automjetit”.

Berisha ka treguar se për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, por pronari i makinës është një ish polic.

“Pronari është një qytetar i Prizrenit, e policia ka nisur hetimet e ne po presim një version të hetuesve”.

“Për momentin nuk ka asnjë të dyshur dhe është e vërtetë që pronari ka qenë pjesëtar i policisë por ka vite që është larguar”.

Kurse për rastin e plagosjes, Berisha ka treguar se ka ndodhur në mes të dy grupeve të të rinjve.

“Një rivalitet mes dy grupeve që janë të njohur për policinë”.

“Në njërën anë kanë qëndruar 5 të rinj e në një distancë për 20 metra dy të rinj të tjerë kanë plagosur një të ri tjetër, por që nuk është i përfshirë në këto grupe rivale”.

Për këtë rast Berisha ka thënë se nuk ka asnjë të arrestuar.

“Për fat të keq jemi në kërkim të 2 personave të dyshuar, mirëpo nuk kemi asnjë të arrestuar”.

Ai gjithashtu tregoi se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Gjithashtu në rajonin e Prizrenit, në Dragash, ka ndodhur edhe një rast tjetër kur dy punëtor të KEDS-it janë sulmuar fizikisht.

“Jemi informuar nga Dragashi që dy punëtor të KEDS-ia janë sulmuar kur kanë qenë në punë”.

“Prokurori ka urdhëruar që të dy të dyshuarit të ndalen në arrest”.

Sipas tij, vitin 2016-të ka filluar me më pak raste kriminale se sa viti i kaluar.

“Viti 2016-të për Policinë e Prizrenit ka filluar mbarë, këto janë tre raste të ndjeshme që i kemi pasur në këto 2 javë”.

Ai ka thënë se sipas statistikave të komandantëve nëpër stacione këtë vit kemi rënie të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.