Anëtari i LDK-së dhe ish deputeti i LDD-së, Naser Rugova, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së anëtarit të PDK-së, Petrit Selimi, i cili tha se në rast zgjedhjesh PDK e LDK mund të shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore. Rugova përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar disa anëtarë të LDK-së, që sipas tij vërtetë janë argatë të PDK-së.
Ja postimi i plotë:
Paramendoni kur vjen puna deri aty që Petrit Selimi flet edhe në emër të LDK-së! ” Mund të shkojmë bashkë në zgjedhje PDK – LDK” tha ky diplomati i PDK-së!
O tempora o mores!
Por i bëjmë me dije Petritave dhe sojit të tij se kjo punë nuk bëhët bash lehtë!
Disa në LDK vërtetë janë argat të PDK-së, por elektorati i LDK-së janë fuqishëm kundër këtij propozimi absurd që bëhët jo pa qëllim mu tani!
” Hesape pa hanxhiun” thotë një fjalë popullore!