Lajmet e fundit

Pas testimit të bombës më hidrogjen, Korea Veriore dëshiron të fokusohet në ekonomi

Pas lajmit kumbues mbi pretendimet e testimit të bombës me hidrogjen, Korea Veriore u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit botëror që ta pranojnë atë si fuqi bërthamore dhe që të heqin sanksionet ndaj saj, ‘në mënyrë që Korea Veriore të përqendrohen në atë që dëshiron më së shumti, në ekonomi’.

Në pritje për të parë se çfarë lloj i sanksioneve të reja mund të imponohen nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe të tjerët, zyrtarët e Koresë së Veriut  thanë se me testin ata duan që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të tërhiqen dhe të lejojnë që vëmendja e tyre të kthehet aty ky Korea Veriore dëshiron, në rritjen ekonomikë, ashtu siç kishte premtuar lideri supreme Kim Jong-un në fjalimin e tij të Vitit të Ri, transmeton Kosovanews.
“Shtetet e Bashkuara duhet të  mësohen me statusin e DPRK si një fuqi bërthamore,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një deklaratë të nxjerrë të premten, duke shtuar se Korea e  Veriut do të vazhdojë të forcojë “në çdo mënyrë”  aftësinë  e saj për armët bërthamore për të përballuar  “provokimet pareshtur” që vijnë nga Uashingtoni.

Kim Jon-un ka vendosur që muajin maj të thërrasë një kongres të madh të partisë, i pari i këtij lloji në dekada, transmeton Kosovanews.
Analistët besojnë se kjo mund të jetë mundësa e Koresë Veriore për të njoftuar rreth politikave të reja dhe të rëndësishme ekonomike. Megjithatë, shumë pas presin ndryshime nga sistemi politik në Korenë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.