Më shumë se 20 anëtare të AGK-së, në mesin e të cilave deputete në Kuvendin e Kosovës, aktiviste dhe anëtare të Kryesisë së AGK-së, të prira nga kryetarja Magbule Shkodra, sot kanë qenë pjesë e aksionit për dhurimin e gjakut.
Ndër dhuruesit e gjakut kanë qenë Magbule Shkodra, Donika Kadaj, Teuta Haxhiu, Xhuljeta Kuçi dhe kryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Lutfi Bilalli.