Lajmet e fundit

Zvicra kopjon Danimarkën, konfiskon gjërat me vlerë të refugjatëve

Zvicra ka vendosur që të detyrojë refugjatët të dorëojnë të gjitha sendet me vlerë, ku me të mbërritur në kufi refugjatëve u dorëzohet një broshurë ku shkruhet: “dorëzoni sendet tuaja në këmbim të një kuponi”.

Vlera e sendeve duhet të arrijë deri në 10 mijë franga, rreth 9 mijë euro, më të cilën vlerë do të paguhen shpenzimet e qëndrimit në Zvicër, shkruan Daily Mail, transmeton Kosovanews
Fillimisht një vendim i tillë është marrë nga Danimarka, ku edhe u shkaktuan polemika të mëdha. Gjithashtu ky veprim u dënua ashpër edhe nga grupet e të drejtave të njeriut./Kosovanews

Leave a Reply

Your email address will not be published.