Ramush Haradinaj ka thënë se PDK dhe LDK kishin armiqësuar qytetarët deri në vëllavrasje ndërsa tash janë duke qeverisur bashkë. Ai ka thënë se opozita e bashkuar do të vazhdojë të protestojë në numër më të madh , transmeton KOSOVANEWS
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë, në tubimi e opozitës në Prishtinë, ka treguar se më 9 janar janë bërë bashkë sepse kanë kauzë të drejtë.
Haradinaj ka thnë se
“9 Janari është diçka e re. Jemi bërë bashkë dhe i kemi dhënë fuqi kauzës tonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.
“Kjo mënyrë e të qenit bashkë do të na udhëheqë edhe në të ardhmen. Ne mund të jemi të ndryshëm, por kauzën tonë do të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj , transmeton KOSOVANEWS
Lideri i AAK’së ka thënë se në protestën e radhës do të ketë më shumë qytetarë dhe më të vendosur.
“Ata që po vendosin për Kosovën nuk janë të dinjitetshëm”, ka thënë ai.
“E kanë kërkuar votën për zero korrupsion. Na kanë premtu se energjia do të jetë më e lira në rajon. Na kanë premtu shëndetësi.. Na kanë premtu se përmes arsimit do të bëhemi kombi më i fuqishëm në rajon..”, ka thënë ai./KOSOVANEWS