Brenda gjashtë viteve të ardhshme energjia elektrike në Kosovë do të shtrenjtohet për 28 për qind. Kjo i bien se kosovarët për çdo vit do të vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë rryemen për 4.6 për qind. Kështu ka thënë vet Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
“Projeksioni është që në gjatë vite të ketë shtrenjtim për 28 për qind. Kjo është më pak se që është thënë me herët. Mendoj se është edhe e përballueshme për qytetarët”, kishte thënë Stavileci, në një interviste për Gazetën Express
“Ndërtimi i termocentralit nuk është investimi i vogël. Ky investim është 1 miliardë euro. Në Kosovës ndërtimi i tij do të bëjë revolucion në ekonomi. Efektet në ekonomi të jenë të mëdha. Do të ketë punësim dhe rritej ekonomike. Kontraktim të kompanive kosovare. “Vetëm gjatë ndërtimit do të jenë mijëra të punësuar. Kurse, pas ndërtimit në këtë termocentral do të punësohen mbi 50 njerëz”.