Lajmet e fundit

Arsimtarët e nxënësit që u nisën drejt Brezovicës, ngecin në rrugë

Një numër i nxënësve dhe i arsimtarëve që ia kishin mësyer sot Brezovicën, një pjesë të rrugës janë detyruar ta bëjnë në këmbë, ngase autobusët e kontraktuar, në mungesë të pasjeve dimërore nuk kanë mundur ta bëjnë këtë deri në destinacionin e paraparë.
Zëdhënësi rajonal i policisë së Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë me këtë rast se pas reshjeve të fundit të borës, është shtuar fluksi i vizitorëve në Brezovicë, ndërsa sot për në qendër të skijimit janë drejtuar një numër i madh i automjeteve si dhe autobusëve me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës në ekskursione njëditore.
“Autobusët që i bartnin këta nxënës kanë qenë pa pajisje adekuate dimërore dhe nuk kanë mundur që ti transportojnë nxënësit deri te qendra e skijimit,prandaj nxënësit me profesorët e tyre kanë qenë të detyruar që pjesën e rrugës prej rreth 10 km ta vazhdojnë në këmbë, për çka disa prej tyre nuk kanë pasur kondicion dhe kanë ngecur prapa grupeve dhe policia gjatë patrullimit në rrugën Brezovicë-Qendra e Skijimit , kur ka hasur në këta nxënës, i ka transportuar deri te terrenet e skijimit ,ku numri i tyre ka qenë rreth 60 nxënës”, ka thënë Gashi.
Njëherësh policia u ka apeluar drejtorëve të shkollave dhe organizatorëve të këtyre ekskursioneve që të sigurohen mirë para se t’i angazhojnë firmat transportuese.
”Firmat transportuese duhet t’i kenë autobusët e përgatitur me të gjitha pajisjet dimërore për kushtet e tanishme atmosferike, me qëllim që fëmijët mos të jenë të detyruar që të ecin këmbë dhe njëherësh të jenë nën mbikëqyrjen e pandërprerë të përcjellësve të tyre, e jo të ndahen nga grupi i shkollës, pasi që në këto terren ka reshje të mëdha të borës dhe në çdo moment mund të rrezikohet siguria e tyre”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.