Breshka Bertie jo vetëm që karakterizohet me ngjyrën që ka, por ajo do të mbahet mend gjatë edhe për shpejtësi.
Ajo ka thyer rekordin botëror të breshkës Charlie, duke u bërë më e shpejta në botë, e kështu duke hyrë në Librin e Ginisit.
Ajo eci 0.28 metra në sekondë, dy herë më shpejtë se sa mesatarja e lëvizjes së një breshke, duke mposhtur Charlien që mbante epitetin e breshkës më të shpejtë nga viti 1977 e që kishte lëvizje prej 0.47 në metra në sekondë.
Bertie, është breshkë e llojit leopard nga Afrika Veriore.