Lajmet e fundit

Specialja-Gjykatë Kombëtare Kosovare, pa gjyqtarë dhe prokurorë vendorë

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë komentuar detajet tjera lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Derisa ata të opozitës thonë se kjo është një padrejtësi dhe eksperiment me Kosovën, ata të pozitës thonë se eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë dhe se kjo gjykatë do të duhej të zgjeroj fushëveprimin edhe sa i përket krimeve ekonomike.

Gjykata Speciale etnike, sipas deputetëve të opozitës nuk ka pasur nevojë te krijohet. Ndërsa, për ata të pozitës, me themelimin e kësaj gjykate do të rrënohen percepcionet e krijuara për UÇK-në.

Ndër tjerash, në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës thuhet se kjo Gjykatë do të përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtar, por që do të themelohet sipas ligjit të Kosovës, e që kjo nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare por një gjykatë kombëtare kosovare, e cila administron drejtësinë jashtë Kosovës.

Por, këtë e kanë quajtur të padrejtë deputetët e opozitës, duke thënë se në vazhdimësi në Kosovë janë bërë eksperimente të tilla dhe kjo ka ndodhur pikërisht edhe me çështjen e Gjykatës Speciale, ku në njërën anë thuhet se do të jetë vendore,e në anën tjetër as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk do të jenë vendorë dhe të njëjtit nuk do t’i japin llo gari asnjërës prej institucioneve të Republikës së Kosovës.

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për KosovaPress ka thënë se amendamenti kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale përveç që është politikisht i padrejtë, kjo po krijon edhe një sistem paralel të sistemit të drejtësisë.

Haxhiu ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme themelimi i një Gjykate Speciale etnike.

Ajo thotë se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale, është një vendim i dëmshëm, dhe që pasojat e të cilit vendim do t’i vuajmë shpejtë. Mirëpo, për këto pasoja Haxhiu thotë se përgjegjës do të jenë deputetët e opozitës dhe qeveria e Isa Mustafës.

Haxhiu: Të krijohet Gjykata Speciale për gjenocidin që ka ushtruar Serbia në Kosovë

“Ne vazhdimësi kemi thënë që ai amendament përveç që është politikisht i padrejtë, krijon pra edhe një sistem paralele të sistemit të drejtësisë. Pra, ne po themi që ka përfunduar pavarësia në mbikëqyrje, ndërkohë po vazhdojmë me eksperimente të tilla siçështë kjo e Gjykatës Speciale. Nuk ka pasur nevojë për një Gjykatë Speciale etnike sepse lufta e UCK-së është gjykuar më shumë se tri herë dhe asnjëherë nuk është vërtetuar që ka pasur krime lufte në Kosovë. Në fakt është dashur që të krijohet GjykatëSpeciale për gjenocidin që e ka ushtruar Serbia në Kosovë dhe jo për luftën e UÇK-së dhe për shqiptarë. Mirëpo pasojat e kësaj natyrisht që do t’i vuajmë shumë shpejtë dhe për këtë do të mbahen përgjegjshëm deputetët e opozitës dhe Qeveria e Isa Mustafës”, tha Haxhiu për KosovaPress.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale është thënë që kjo Gjykatë, e cila përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtarë, duhet t themelohet sipas ligjit të Kosovës, e që do të thotë se nuk do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, por një gjykatë kombëtare kosovare që administron drejtësinë jashtë Kosovës.

Por këtë Haxhiu e ka quajtur hipokrizi, pasi, siç tha ajo, nga eksperimentet e tilla që i janë bërë Kosovës, tani edhe me Gjykatën Speciale po bëhet një gjë e tillë, për të cilën thonë se do të jetë vendore, ndërsa as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk do të jenë vendorë.

Haxhiu: Kosovës i janë bërë eksperimente, pikërisht kjo po ndodh edhe me Gjykatën Speciale

“Në vazhdimësi për Kosovën janë bërë eksperimente të tilla dhe kjo ka ndodhur pikërisht edhe me çështjen e Gjykatës Speciale, pra në njërën anë thuhet se do të jetë vendore, me njërën anë as gjyqtarët dhe as prokurorët nuk do të jenë vendor dhe të njëjtit nuk do t’i japin llogari asnjërës prej institucioneve të Republikës së Kosovës…Të gjithë ata që kanë qenëpjesëmarrës në luftën e UCK-së dhe tani që janë në pushtet duhet të gjykohen për krimet e pas luftës dhe jo për krimet gjatë luftës sepse ne e dimë se cili ka qenë misioni i UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, pra UCK-ja nuk a bërë krime, këto i ka bërë Serbia dhe asnjëherë nuk është përgjigjur për gjitha këto krime që i ka kryer në Kosovë’, ka thënë Haxhiu.

Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka quajtur të panevojshme themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës.

Madje ajo thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe se kjo është dëshmuar edhe me gjykimin e njerëzve në Gjykatën e Hagës.

Kadrijaj: Themelimi i Gjykatës Speciale padrejtësie e madhe që po i bëhet Kosovës

“Ne djemve tanë po ju servojmë një Gjykatë Speciale qëështë njëpadrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës. Lufta e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, ka qenëluftë e pastër dhe sajo është dëshmuar, sepse ne kemi shumë njerëz që janë gjykuar në Gjykatën e Hagës, njëri prej tyre është edhe Ramush Haradinaj…Ne kemi insistuar në atë se nëse ka ndonjë krim, njerëzit të gjykohen në Kosovë, mirëpo qeveria aktuale nuk është në gjendje të krijoj një sistem të drejtësisë funksional, në mënyrë që ato gjykime të kryhen në Kosovë…Dhe kjo punë nëse kishim pas një sistem funksional do të kish mundur të kryhet shumë lehtë edhe në Kosovë dhe nuk ka qenë nevoja që të formohet nj Gjykatë Speciale vetëm për Kosovën”, tha Kadrijaj.

Ajo thotë se Gjykata Speciale është dashur të krijohet për Serbinë, sepse ajo ka qenë nismëtarja e të gjitha luftërave në Ballkan, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, tani edhe Kosova.

Kadrijaj: Gjykata Speciale të krijohet për Serbinë

“Një Gjykatë Speciale është dashur të krijohet për Serbinë sepse ajo është nismëtarja e të gjitha luftërave që kanë ndodhur në Ballkan, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina dhe Kosova dhe e shohim se shumë pak raste kemi nga Serbia që janë dënuar për të gjitha ato krime dhe masakra që janë bërë. Mos të flasim për masakrën që është bërë në Sebrenicë por edhe gjitha masakrat. Dhe dje kishim edhe masakrën në Reçak, ku ndoshta aty ka qenë shkaku që bota ështëvetëdijesuar që në Kosovë po zhvillohet një luftë e rreptë, një luftë e padrejtë ku njerëzit po vriten, dhe njerëzit e pafajshëm nuk janë kursyer aspak, dhe kemi 20 mijë gra të dhunuar të c ilat ende po presin drejtësi por në fakt që për të gjitha ato krime dhe askush nuk është dënuar”, ka thënë Kadrijaj.

Por, ndryshe nga deputetet e opozitës të cilat nuk e përkrahin themelimin e Gjykatës Speciale dhe që e quajnë padrejtësi ndaj shtetit të Kosovës, Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se kjo Gjykatë duhet të krijohet.

Mustafa, për KosovaPress tha se duhet që ta mbyllim kapitullin e viteve të kaluar, ku është shprehur i sigurt që gjatë kohës së luftës në Kosovë nuk ka krime të kryera të cilat do të përkufizohet si krime lufte. E, për këtë ai thotë se të gjitha fjalët dhe propagandat sugjestive si dhe percepsionet e krijuara për UCK-në do të rrëzohen dhe eprorët e UCK-së do të dalin faqebardhë.

“Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet te mbyllim kapitullin e viteve te kaluara. Jam i sigurt se gjate kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-nëe di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë. Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë. Mendoj se ka pasur njëkoordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu tha se beson në vlerat e UCK-së dhe se tani më shumë se kurrë do të jenë të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar vlerat e UCK-së, e ku do të shihet se në mënyrë të orkestruar kanë sulmuar me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta.

Ndërsa deputetja nga PDK e cila kishte kundërshtuar themelimin e kësaj Gjykate, Ganimete Musliu, nuk ka dashur të komentoj lidhur me këtë çështje.

Ministria e jashtme holandeze, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka njoftuar për nisjen e themelimit të Gjykatës Speciale në Hagë, që do të hetojë dhe gjykojë rastet e krimeve të luftës, të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, mes viteve 1999-2000.

Sipas njoftimit zyrtar, “gjykata do të gjykojë krimet e rënda që supozohet të jenë kryer në vitet 1999-2000 nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë.”/K.Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.