Lajmet e fundit

Moldavi: Mijëra protestues kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Disa dhjetëra mijëra qytetarë të Moldavisë u mblodhën sot në kryeqytetin Kishinjev për të kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Mundësuam dorëheqjen e qeverisë. Dhamë kontributin tonë në shmangien e emërimit të kreut të oligarkëve, Vladimir Plahotiuc, si kryeministër. Ne do të qëndrojmë këtu deri në fund”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës, avokati Andrei Nastase.

“Mungesa e guximit nga ana e presidentit i ka detyruar qytetarët të dalin në rrugë. Ne nuk do të lejojmë formimin e qeverisë, kërkesa jonë e vetme mbetet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme”, vijoi ai.

Protesta u organizua me kërkesën e lëvizjes civile “Dinjitet dhe drejtësi”, një lëvizje e krijuar nga gazetarë, politikanë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile që mbështetin integrimin evropian të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.