Pjesëtarët e grupit terrorist të ISIS-it i kanë vrarë së paku 280 persona në krahinën siriane, Deir ez Zor, kanë thënë përfaqësuesit lokal për “Sputnik”.
Megjithatë, disa grupe të aktivistëve theksojnë se numri i të vrarëve është më i ulët, spekulohet se janë 135 persona.
Një zyrtar anonim i afërt me qeverinë në Damask i ka thënë Reutersit se janë vrarë dhjetëra njerëz, civilë, anëtar të afërt me qeverinë dhe familjet e tyre, spekulohet numri prej 250 të vrarëve, si dhe disa persona janë vrarë me heqje koke, transmeton Indeksonline.
Thuhet se në mesin e të vrarëve është numër i madh i grave, fëmijëve dhe të moshuarve, derisa maskara ka ndodhur pasi që organizatat humanitare ruse janë sjellë ndihma humanitare në atë rajon.
Burimet lokale kanë thënë se ISIS-i i ka vrarë civilët për shkak të bashkëpunimit me ushtrinë siriane, derisa informacionet e fundit flasin për vazhdim të masakrës.
Saktësohet se xhihadistët kanë sulmuar fshatin Al Bagilja dhe se kanë vrarë familje të tëra.
Më herët është raportuar se ekstremistët kanë arritur të hyjnë në pjesën veriore të Deir ez Zor, e cila gjendet në lindje të Sirisë dhe kufizohet me Irakun.
Ushtria ka arritur t’i rimarr pozicionet e veta, pasi që më parë gjashtë vetëvrasës me bomba arritën që t’i shkaktojnë humbje të mëdha.
Kryeqyteti i krahinës Deir ez Zor gjenden i rrethuar nga xhihadistët që më shumë se një vit, dhe në atë ende jetojnë rreth 200 mijë civilë, në kushte shumë të vështira, në mungesë të ushqimit dhe ilaçeve.